“Korrupsioni”, takim Jahjaga-Mustafa: Erdhi koha për të treguar rezultatet

556
Ekziston vullneti politik për luftën ndaj korrupsionit, tani është koha për të parë rezultatet.
Ky është qëndrimi që Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga së bashku me kryeministrin Isa Mustafën mbajtën në takimin e zhvilluar sot në Këshillin Kombëtar Kundër Korrupsionit.
Gjatë fjalës Jahjaga tha se nuk ka patriotizëm më të madh për shtetin dhe të ardhmen e qytetarëve për të luftuar korrupsionin. Ajo theksoi se shëndetësia dhe arsimi janë dy fushat kryesore për të luftuar këtë fenomen. 
“Në planin afat shkurt dhe afat mesme është e domosdoshme te luftohet korrupsioni në shëndetësi dhe arsim dy shtyllat kryesore të përmirësimit të standardit të jetës së qytetarit në Kosovë”, tha Jahjaga.
Ndërsa kryeministri Mustafa nënvizoi se lufta ndaj korrupsionit të nisë në institucione edhe në agjenci të pavarura me qëllim që të zhduket kjo dukuri.
Mustafa tha se nuk luftohet korrupsioni duke kërkuar peshq të mëdhenj, pasi sipas tij peshk i madh është ai që bën korrupsion.
Në të njëjtin takim ambasadori i SHBA-së, Greg Delawie, tha se për të luftuar korrupsionin duhet shumë punë.
Delawie shprehu gadishmërinë e SHBA-së për të ndihmuar Kosovën në luftën ndaj këtij fenomeni.
Sigal