Deti i trazuar, pezullohen lundrimet në Sarandë

685
Sigal

Si pasojë e erës së fortë dhe detit të trazuar, janë pezulluar lundrimet e të gjitha anijeve në portin e Sarandës.

Përveç anijeve të peshkatarëve, ka pezulluar lundrimin e anija e linjës Sarandë-Korfuz, ndërsa janë marrë masa për të siguruar anijet në kalatën e portit.

Era në Sarandë i kalon 50 km në orë, ndërsa dallgët e detit 5-6 ballë, duke krijuar shikueshmëri të kufizuar.