Deputetja britanike Alicia Kearns ka kritikuar sërish këtë të enjte, madje më ashpër ndërkombëtarët për qëndrimin që janë duke mbajtur ata në raport me çështjen e Kosovës. Alicia Kearns nuk është hera e parë që reagon dhe kërkon që të mbahet një qëndrim i drejtë ndaj Kosovës, duke bërë përgjegjse Serbinë edhe për konfliket e mëparshme. Në rrjetin e saj të komunikimit në në platformën “X” përmes një postimi ajo tha se pavarësisht fakteve që implikojnë Serbinë si agresore ndaj Kosovës, ndaj saj nuk është marrë ende asnjë masë sanksionuese. “Radoiçiç mbetet i lirë në Serbi. Ende nuk ka masa për Beogradin nga Britania e Madhe, SHBA, BE, pavarësisht vrasjes së oficerit të policisë, armatosjes së paraushtarakëve, rrëmbimit të policëve, as rolit në plagosjen e rëndë të trupave të NATO-s. Megjithatë, Kosova mbetet nën sanksionet e BE-së. Diplomaci parandaluese?”, tha deputeja britanike Alicia Kearns.
Ballina Bota dhe Rajoni Deputetja britanike mbron Kosovën, Kearns: Pse nuk ka marrë ende masa ndaj...