Dënohet ish-roja i kampit nazist të Stutthof në Poloni, sot 93 vjeç dhe në karrocë

322
Sigal

Një ish-roje i një prej kampeve famëkeqe naziste Stutthof në Poloni u dënua sot me dy vjet nga Gjykata e Hamburgut në Gjermani. Bruno Dey ishte vetëm 17 vjeç kur u rekrutua si oficer i ‘SS’ dhe u caktua si roje në kampin nazist Stutthof, i pari jashtë Gjermanisë, saktësisht afër Gdanskut në Poloni.

Dey, 93 vjeç, dhe në karrocë, akuzohet për rreth 5 mijë vrasje të të burgosurve mbuloi fytyrën dhe u largua nga salla. Ai shërbeu për disa muaj në kampin nazist nga gushti i 2018 deri në prill të 2019, por teksa jetoi gjithë jetën e lirë, drejtësia për të vonoi por nuk harroi duke u dënuar dhjetëra vite më pas.