Daçiç: Kriza e emigrantëve ka tronditur kontinentin, do ndryshojë strukturat e BE

477
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, deklaron se kriza e emigrantëve ka tronditur të gjithë kontinentin, duke paralajmëruar se kjo situatë do të ndryshojë edhe strukturat e Bashkimit Europian.
“Kjo është kriza më e madhe që ka goditur Europën që pas Luftës së Dytë Botërore. Kjo krizë do të ndikojë jo vetëm në disa vende të veçanta, por edhe në strukturat e BE. Situata dërgon një valë tronditëse në të gjitha vendet me ekonomi të dobët. Gjithashtu ndikim do të ketë edhe në zonën Shengen ose pa kufij të Bashkimit Europian”.
Po si është Europa tani sipas Daçiç?
“Në vend të Europës pa kufij, ne kemi një Europë me perde të armatosur. Si mundet një anëtar i unionit të trafikojë me vendin e tij fqinj? Dëmi që i bëhet ekonomisë është i jashtëzakonshëm. Ajo që duam ne, është që Bashkimi Europian të reagojë shpejt”.
Parlamenti i Hungarisë, fqinj i Serbisë, autorizoi të hënën vendosjen e ushtrisë në menaxhimin e krizës së klandestinëve dhe gjithashtu autorizoi forcat ushtarake të përdorin forcën jo të armatosur.
Sa i përket barrierës së ngritur nga autoritet hungareze në kufirin me serbinë, Daçiç u shpreh:
“Serbia nuk mund të lejojë krijimin e kampeve të përqëndrimit, rrethimet me tela apo gardhe. Ne duam të zhbllokojmë kalimet kufitare, autostradat, por askush nuk po reagon. Ne nuk mund të pajtohemi kurrë më politika të tilla”.
Serbia po përballet me një fluks të lartë të emigrantëve qe përdorin rrugën ballkanike për të arritur drejt vendeve perëndimore të Europës.
Sigal