SHBA në alarm: Terroristë të veshur si policë rrezikojnë jetën e Papës

407
Në SHBA është dhënë një alarm i ri pikërisht në prag të mbërritjes së Papa Françeskut.
Sipas një dokumenti nga policia e Pensilvanisë që është bërë publik nga rrjetit NBC, forcat e policisë kanë frikë që teroristët mund të jenë veshur si agjentë policie për të ndërmarë sulme.
Duke përdorur dokumenta false, ata madje mund të hyjnë edhe në vendet e me lëvizje të kufizuar.
Madje raporti bën me dije se teroristët mund të jenë lehtësisht të armatosur dhe të kenë në dispozicion internet.
Focat e rendit ftojnë autoritetet për të pasur vëmendje të madhe dhe për të verifikuar edhe personat e veshur me uniforma dhe të marrin shpjegime për personat e armatosur që duan të hyjnë në hapësira a të ndryshme, pa dhënë më parë një shpjegim.
Sigal