Papa sot fluturon për në SHBA, pas mbylljes së vizitës në Kubë

414
“Paqe mes kubanëve kudo që janë në të gjithë botën”.
Ka qenë kjo lutja e Papa Françeskut për popullin kuban në ditën e fundit të vizitës së tij tre ditore në vendin komunist, para se të nisë vizitën historike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku pritet të inkurajojë më tej afrimin mes dy vendeve.
Mesazhet e tij të fundit në Kubë, Ati i Shenjtë i dha në shenjtoren e virgjëreshës së bamirësisë El Cobre jashtë Santiagos, qyteti i dytë më i madh i ishullit.
“Nëna e pajtimit, bashkoje popullin tënd të shpërndarë në të gjithë botën. Bëje kombin kuban shtepinë e të gjithë vëllezërve dhe motrave, në mënyrë që ata ti hapin mendjen, zemrën dhe jetën e tyre Krishtit, të vetmit shpëtimtar”, deklaroi Papa Bergolio.
Lutja mori një tjetër domethënie për shkak të ajo erdhi në prag të nisjes së udhëtimit të Atit të Shenjtë drejt Shteteve të Bashkuara, vend i cili vendosi marëdheniet diplomatike me Kubën në korrik të këtij viti pas ndërmjetësimit të Vatikanit, roli i të cilit është vlerësuar thelbësor në këtë shkrirje të akujve mbi 52- vjeçarë mes dy vendeve.
Më herët Papa argjentinas vizitoi disa vende periferike, kakakteristikë kjo e papatit të tij, duke u bërë kështu Papa i parë në histori që ka vizituar provioncën Holguin, vend ku u rritën vellëzërit Kastro, Raul dhe Fidel.
Mijëra njerëz mbushën rrugët gjatë vizitës historike të Papa Françeskut në Kubë.
Sigal