Bullgaria s’lejon një avion rus, me destinacion Sirinë, të kalojnë në hapësirën e saj ajrore

411
Bullgaria refuzoi sot një avion rus me destinacion Sirinë që të kalojë në hapësirën e saj ajrore, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme. “Bullgaria ka refuzuar këtë fluturim pasi afati kohor ligjor për njoftim është pesë ditë dhe nuk është respektua nga pala ruse”, deklaroi zëdhënësja i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Betina Joteva.

Sipas palës ruse avioni transportonte ndihma humanitare. Por afati kohor i paralajmërimit shërben për të bërë verifikime”, shpjegoi ajo. Rusia është angazhuar, që prej fundit të shtatorit, ushtarakisht në siri duke mbështetur regjimin e presidentit Bashar al Assad.
Sigal