Britania e Madhe publikon listën e vendeve pa detyrim karantine, Shqipëria nuk përfshihet

341
Sigal

Personat që kthehen në Mbretërinë e Bashkuar  normalisht duhet t’i nënshtrohen një periudhe karantine 14-ditore, si masë parandaluese kundër përhapjes së pandemisë. Por sot, Ministria e Jashtme britanike ka nxjerrë një listë me 59 vende, nga të cilët karantina nuk do të jetë më e nevojshme. Në listë gjenden vende shumë të prekura si Italia, Spanja, Franca dhe Turqia, ndërkohë që mungojnë vende si Shtetet e Bashkuara, India, Rusia dhe Brazili. Për sa i përket Ballkanin Perëndimor, Serbia është në listë, ndërkohë që Bosnje-Herzegovina, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria mungojnë, ashtu si edhe Mali i Zi, ku gjendja deri pak ditë më parë dukej e qetë. Rregullorja hyn në fuqi me datë 10 korrik, dhe nuk përfshin personat që vijnë nga vendet e kësaj liste që në 14 ditët para kthimit në Britaninë e Madhe kanë vizituar edhe një shtet jo të pranishëm në listë