Reagimi i mjekut të njohur: Specializimet në mjekësi, pasqyrë e krizës së mjekëve dhe politikave

60

Nga Tritan SHEHU

Semundjet Infektive e Shendeti Publik, asnje kuote me pagese!

Mjafton te shikojme se per 290 kuota specializimesh u paraqiten vetem 218 kandidate, kupton gjendjen aktuale te mjekeve ne Shqiperi, faktin qe edhe te rinjte nuk e shikojne te ardhmen ne vendin tone, si dhe e mungeses se politikave stimuluese te Qeverise, apo vullnetin e saj per permiresim, qofte dhe te velersimit ndaj personelit, elemente qe:

-U konstatuan katerciperisht edhe ne pandemine ne zhvillim, kur personeli shendetesor ne terresi u la krejt i pa mbrojtur, i pa instruktuar e sistemi pa protokolle.

– Spikatin te pagat e mjekeve kur dhe premtimet e bujeshme per epidemine perfunduan “nje thele”.

-Te rrogat e personelit tone shendetesor qe jane mbi 2 here me te ulta se dhe ato te Kosoves.

-Tek mungesa e plote e financimeve a projekteve publike per kualifikimet dhe zhvillimet profesionale te mjekeve e infermiereve brenda e jashte vendit.

-Tek e plote e nje buxheti per aktivitetet shkencore e profesionale, libra, revista etj per personelin.

-Te pagesat qesharake ndaj me pak se gjysmes se specializanteve prej reth 45 mije leke ne muaj, shumica hyn tek “kuotat e lira” pra pa asnje pagese, gje kjo qe nuk ndodh askund ne Europe ne sektorin publik dhe qe shkel te Drejtat e Njeriut, se specializanti edhe punon.

Ne fakt kjo liste eshte e gjate, por do ta mbyll me nje tregues tjeter te mungeses se vizionit zhvillues; pikerisht kur ne jemi ne kulmin e nje pandemie nga e cila duhet te mesojme shume, per specialitetet e Semundjeve Infektive dhe te Shendetit Publik nuk ka asnje kuote me pagese, ironi e verberi e vertete kjo.