Vijon ndotja alarmante nga mbetjet hidrokarbure në fshatrat e Patosit dhe Roskovecit

Vijon ndotja alarmante nga mbetjet hidrokarbure në fshatrat e Patosit dhe Roskovecit. Në Zharrës, shkrirja e mbetjeve të naftës, ka sjellë ndotje alarmante, duke e bërë të padurueshme jetesën e dhjetra banorëve në këtë fshat. Rritja e temperaturave, ka sjellë shkrirje të serës duke e bërë viskoze. Ajo ka nisur të përhapet duke kontaminuar jo vetëm tokën dhe ajrin, por tashmë po rrezikon seriozisht shëndetin e banorëve të Zharrzës. Banorët kërkojnë të merren masa, pasi për shkak se ndotja po bëhet e padurueshme duke nxitur largimin e shumë familjeve nga kjo zonë. Zona më e ndotur është ajo e quajtur si Grupi 490, e cila i përket kompanisë Albpetrol në Zharrës. Eksperti Qani Rredhi, tregon se për shkak të ndotjes, 12 persona kanë humbur jetën nga sëmundjet kancerogjene në pak kohë. Ndonëse ky shqetësim është ngritur vazhdimisht nga banorët, Albpetrol nuk ka bërë asnjë reagim deri më tani.
7 lekë më tepër se sa Bordi, nafta në vend vijon të shtrenjtohet
Për të furnizuar makinën me naftë sot, shqiptarët duhet të paguajnë 179 lekë për çdo litër në pompat e kryeqytetit. Ky çmim është shtrenjtuar me tri lekë në më pak se një javë, në një kohë që dollari, valuta me të cilën blihen karburantet ka arritur në nivelin më të ulët që nga viti 2008. Në tregjet ndërkombëtare nafta po tregtohet për 778 dollarë për ton. Në një kohë që dollari po shkëmbehet me vetëm me 90 lekë, llogaritur akcizën dhe detyrimet e tjera, që kanë një kosto prej 69 lekësh dhe TVSH-në 20 për qind e marzhin e fitimit 15 lekë, me formulën që Bordi i Transparencës përdorte. Sot çmimi i një litri naftë do duhej të ishte 172 lekë. Po shqiptarët po paguajnë 179 lekë, pra 7 lekë më tepër.“Nën justifikimin e tregut të lirë, mes pamundësisë së institucioneve për të ndërhyrë, tregtarët po rrisin marzhet e tyre të fitimit në kurriz të qytetarëve shqiptarë”,- shprehet më tej Qafa. Në pikat e karburanteve edhe çmimi i benzinës është shtrenjtuar duke arritur nivelin e 182 lekëve për litër, ndërsa gazi vijon të tregtohet për 58 lekë për litër.

Sigal