Mbretëresha e ‘Soul’ përcillet sot në banesën e fundit

559
Sigal

Mbretëresha e muzikës ‘Soul’ Aretha Franklin do përcillet sot në banesën e fundit.

Këngëtarja e ndjerë ndërroi jetë disa javë më parë nga kanceri i pankreatik.

Funerali privat do të mbahet në qytetin e saj të lindjes Detroit.

Funerali në Tempullin e Madh Grace do të jetë i kufizuar vetëm nga familja dhe miqtë e saj.

Franklin do të pushojë në Varrezat Woodlawn së bashku me babain e saj, predikuesin Rev CL Franklin, motrat, Carolyn dhe Erma, vëllain, Cecil dhe nipin, Thomas.

Fansat e saj mund ta shohin ceremoninë mortore në livestream e Greater Grace Temple në greatergrace.org, nga momenti i fillimit të përkujtimit deri sa të përfundojë rreth mesditës.