Brazil/ Stuhi e fuqishme, dhjetë të vdekur në Rio de Janeiro

138

Eshtë të paktën 10 bilanci i të vdekurve nga stuhia e fuqishme e shirave, e cila prej së hënës dhe deri dje ka goditur qytetin e Rio de Janeiro.

Sipas Institutit meteorologjik të Rio kjo ka qenë stuhia me e keqe e 22 viteve të fundit.
Mes viktimave është edhe një gjyshe 63 vjeçare me mbesën e saj 6 vjeç, të cilat janë përpirë nga balta brenda një taksie në të cilën udhëtonin.

Uji ka përfshirë zona të ndryshme të Jugut të Rio-s, ku janë edhe lagjet më të pasura të qytetit. Të shumta edhe skenat e shkatërrimit me pemë të thyera dhe makina të varrosura dhe të përmbytura nga uji.

Mes dëmtimeve më të mëdha ka qenë pista e biçikletave Tim Maria, e ndërtuar përgjatë detit në lungo maren Avenida Niemeyer, e inauguruar gjatë Olimpiadës së 2016. Kjo është hera e katërt që struktura pëson shembje.