Katër vite burg për një të ri shqiptar në Belgjikë, nën akuzën për vjedhje nëpër banesa. Mediat belge raportojnë se 31-vjeçari shqiptar, përveç burgut, do duhet të dëmshpërblejë viktimat me 200 mijë euro. Mediat belge shkruajnë se Donald S. ka pasur dhe një bashkëpunëtor.
Një nga banorët e qytetit Oostkamp ka denoncuar ‘skifterin’ shqiptar në vitin 2021, për vjedhje në banesën e tij.
Donald S. dhe shtetasi i huaj Antonio B. 31-vjeç, thuajse gjithmonë thyenin dritaret për të hyrë në banesë dhe vidhnin kryesisht bizhuteri.






















