Ministri britanik: Putin është kriminel lufte dhe kërcënim për njerëzimin

144
Sigal

Ministri i Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar ka deklaruar se Vladimir Putin është ‘kriminel lufte’, duke përsëritur kështu fjalët e kreut të Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden.

Teksa përmendi raportimet për varre masive në Mariupol dhe vrasjen e grave shtatzëna, Sajid Javid theksoi se Putin është një kërcënim për njerëzit e lirë kudo.

“Të mos gabojmë dhe të jemi të qartë, Vladimir Putin është një kriminel lufte. Ai është një kërcënim për njerëzit e lirë kudo dhe ai do të mbahet përgjegjës.”-tha Javid.

Të enjten, ministrat e tjerë të kabinetit, Liz Truss dhe James Cleverly, ngurruan të përdornin termin kriminel lufte kur i referoheshin Putinit.

Ndërsa nga ana tjetër Kremlini e ka quajtur përdorimin e frazës ‘kriminel lufte’ nga Joe Biden si “retorikë të pafalshme”.