“Bota duhet të jetë në një bazë lufte”, OBSH bën thirrje: Të hiqet dorë nga patentat për vaksinat

162
Sigal

Rregullat normale të biznesit që mbrojnë fitimet e prodhuesve të vaksinave do të duhet të lihen mënjanë nëse kjo është ajo që duhet bërë për të siguruar që të gjithë të imunizohen kundër koronavirusit, sipas drejtorit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Tedros Adhanom Ghebreyesus thotë se bota duhet të jetë “një bazë lufte”. Ai mbështet heqjen dorë nga patentat e vaksinave, për të lejuar vendet e tjera që ta prodhojnë atë në mënyrë që të shesin një numër më të madh dozash dhe me çmim më të lirë.

“Ne po jetojmë në një moment të jashtëzakonshëm në histori dhe duhet të ngrihemi para sfidës. Fleksibilitetet në rregullohet e tregtisë ekzistojnë për raste urgjente dhe sigurisht që një pandemi globale, e cila ka detyruar shumë shoqëri të mbyllen dhe i shkaktoi kaq shumë dëm biznesit, kualifikohet si rast urgjent. Ne duhet të jemi në një bazë lufte dhe është e rëndësishme që të jemi të qartë se çfarë nevojitet”, tha ai.

OBSH pritet të mbajë një takim me Organizatën Botërore të Tregtisë javën e ardhshme, ku do të diskutohet propozimin për heqjen dorë nga të drejtat e pronësisë intelektuale, në këtë rast për patentat e vaksinave.

Janë 100 vende, përfshirë Indinë dhe Afrikën e Jugut, që kanë mbështetur këtë propozim, por megjithatë qëndrimet janë të ndara.

Tedros argumenton që prodhuesit do të marrin përsëri disa rimbursime. “Heqja dorë nga patentat përkohësisht nuk do të thotë që inovatorët të humbin. Ashtu si gjatë krizës së HIV ose në një luftë, kompanitë do të marrin honorare për produktet që prodhojnë”, thotë ai.

Megjithatë, kompanitë farmaceutike dhe qeveritë në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë janë fuqimisht kundër heqjes dorë, me ose pa kompensim.