Bllokohet gomonia me 3 ton drogë në Lece, arrestohen kontrabandistët shqiptarë

279
Sigal

Një gomone, që drejtohej nga dy kontrabandistë shqiptarë, që kishte sasi të madhe marijuane dhe hashashi, me një vlerë të vlerësuar në rreth 3 milionë euro, u bllokua në brigjet e San Cataldo në Lecce nga anije patrullimi të shpejtë të Departamentit të Operacioneve Ajrore dhe Detare të Gardës së Financave të Bari në bashkëpunim me Grupin Aeronaval të Gardës së Financave të Tarantos.

foto galeri

foto galeri

Dy kontrabandistët nga Shqipëria, që drejtonin gomonen, u arrestuan. Guardia Di Finanza ndoqi gomonen në det, ndërsa mjeti ecte me një shpejtësi të madhe, raportojnë mediat në vendin fqinj.

Pas një ndjekje të shkurtër, gomonia u bllokua. Në bord kishte rreth 3 tonë marijuanë dhe 10 kilogramë hashash.