Rreshje shiu dhe temperatura të ulëta? Ja parashikimi i motit për javën e ardhshme

395
Sigal

Edhe java e ardhme do të shoqërohet me mot të paqëndrueshëm shoqëruar herë pas here me reshje shiu dhe rrufe.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se mund të ketë përmirësime të motit vetëm të premten e javës së ardhshme.

Parashikimi:

Në javën e ardhshme do të vijojë qarkullimi në Mesdhe i masave ajrore të paqendrueshme.

Përgjatë maleve, reshjet në formë shtrëngatash do të jenë të pranishme gjatë mesditës e pasdites së të hënës. E marta do të nisë me reshje shiu, shtrëngata e rrufe në bregdet, ndërsa gjatë ditës dotë rikthehen në juglindje e lindje. E njëjta situatë, do të rikthehet dhe ditën e mërkurë, por do të përfshihen më së shumti bregdeti, veriu e verilindja. Të enjten, reshjet me shtrëngata e rrufe do të përfshijnë qendrën e juglindjen e vendit. E premtja premton për më tepër përmirësim, por vranësirat hera herës marrin zhvillim.

Referuar situatave të ngjashme të muajve qershor në vitet e shkuara, moti i kthjellët dhe më rritje të temperaturave pasohet në mënyrë të shpejtë nga shiu, rrebeshi, shtrëngata dhe breshëri në forma lokale dhe në kohë të shkurtër.

Temperaturat do të pësojnë luhatjet si më poshtë.

Era do të fryjë nga jugperëndimi e veriperëndimi e lehtë e mesatare në bregdet, pasuar nga valëzimi 3 deri 4 ballë.