Bllokohet foltorja/ Rrëzohet anëtarët e KLP dhe KLGJ

559
Kuvendi pavarësisht bllokimit të foltores nga opozita ka vijuar punimet, ndërsa shumica ka votuar projektligjet në rendin e ditës. Ashtu siç pritej as në seancën e djeshme parlamentar nuk është miratuar lista me emrat e kandidatëve për Këshillin e Prokurorisë dhe atë të Gjykatës së Lartë, pasi nuk ka mundur dot që të marrë votat e duhura për tu miratuar. Është rasti i dytë që listat rrëzohen në Kuvend, duke kujtuar edhe seancën e mëparshme plenare, pasi për tu miratuar duhen së paku 93 vota, të cilat mazhoranca vetë nuk i ka. Neni 147 i kushtetutës përcakton se nëse dhe në votimin e dytë anëtarët nuk miratohen, komisioni Ad Hock përzgjedh sërish 10 kandidatë, të cilët duhet të miratohen pavarësisht votave në parlament. Lista me kandidatët si për KLP-në dhe KLGJ është rrëzuar, pasi duheshin 93 vota. Kërkohet shumicë e cilësuar, 93 vota pro, nëse rrëzohet, procedura përsëritet në komisione edhe njëherë. Votimi Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë të Gjyqësorit. KLGJ: 73 pro, asnjë kundër, një abstenim nuk miratohet. KLP: 73 pro, një abstenim asnjë kundër, nuk miratohet.
Sigal