Kriza e gazit në Europë, roli dhe përfshirja e Rusisë

138
Sigal

Rusia është furnizuesi më i madh me gaz natyror në Bashkimin Europian. “Zakonisht palët reagojnë ndaj sinjaleve të çmimit. Në të kaluarën kemi parë Gazprom të reagojë ndaj mundësive në tregun europian. Kjo nuk po ndodh tani, dhe nuk e kuptojmë pse”, thotë Dennis Hesseling, Agjencia e BE-së për Bashkëpunimin e Rregullatorëve të Energjisë.

Rusia po përpiqet tu bëjë presion rregullatorëve të aprovojnë gazsjellësin kontrovers Nord Stream 2 që do të pomponte 55 miliardë metër kub gaz natyror në vit për Europën; të tjerë mendojnë se Rusia nuk ka gaz të tepërt dhe po përpiqet të krijojë rezerva për veten, në prag të dimrit.

Gazi natyror është burimi kryesor për ngrohjen e banesave në Bashkimin Europian. Për Simone Tagliapietra, ekspert i politikave energjetike dhe të klimës, përfshirja e Rusisë në krizë është e qartë.

”Ata duan të tregojnë se gazi rus është i rëndësishëm për Europën. Mund të kontribuojnë për t’i dhënë fund krizës dhe për të treguar se janë furnizues të besueshëm. Në të kundërtën, do të dëmtonin më shumë imazhin dhe rolin e gazit rus në Europë”.

Gazsjellësi shumë i politizuar do të dyfishojë kapacitetin eksportues të gazit të Rusisë në Europë përmes Detit Baltik dhe do t’i lejojë Moskës të anashkalojë armikun e saj politik Ukrainën si një rrugë kryesore për eksportet e saj fitimprurëse të gazit në Europë.