Bill Clinton: NATO fitoi luftën, ju paqen

219
Sigal

Ish Presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, ka mbajtur një fjalim të gjatë në ceremoninë për nder të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Ai iu ka drejtuar qytetarëve dhe politikanëve kosovarë që të kenë kurajën dhe të punojnë tash për jetën e fëmijëve të tyre.

“Në një shkollë fillore në Ferizaj e kam theksuar se vendi është çliruar pas 79 ditëve të bombardimeve të NATO-s. Por vetëm qytetarët e Kosovës mund ta fitojnë paqen. Tani pas 20 vjetësh ju keni arritur që ta fitoni atë”.

“E di se tani në kohët e paqes ju mund të thoni se nuk e kemi arritur këtë apo atë. Por vetëm kujtoni 30 vjet më parë kur ra Muri i Berlinit, të gjithë mendoni se konfliktet e vjetra do të tejkalohen dhe do të fillojë një botë e re. Shumë kanë menduar se do të fillojë një periudhë e partneritetit dhe miqësisë”.

“Mirëpo nuk ka pasur përparim të vazhdueshëm në këtë drejtim. Ju duhet të qëndroni për atë që është e drejtë. Unë nuk kam dashur që tragjeditë e vjetra të vazhdojnë edhe në shekullin e 21-të. Jemi munduar ta parandalojmë konfliktin në Bosnje dhe Hercegovinë. Kemi ndërtuar paqe në Irlandën e Veriut”.

“Pastaj u përballëm me situatën nëse duhet ta lejonim spastrimin etnik të ndodhte në Kosovë apo jo. Nganjëherë, gjërat e mëdha mund të vogla dhe nganjëherë mund të jetë e kundërta e kësaj. Varet se çka konsiderojmë të jetë e rëndësishme. Tema e Kosovës për Shtetet e Bashkuara ka qenë temë shumë e rëndësishme”.

Clinton ka thënë se të kosovarët 20 vjet më parë kishte parë gatishmërinë për të lënë armët në tokë dhe të për menduar për të ardhmen.

“NATO e fitoi luftën, ju paqen”, është shprehur ai.

“Sot jeni të lumtur. Lus Zotin që të iu inspirojë që të mendoni të jetoni rreth asaj që mund të arrini së bashku. Zoti ju bekoftë!”.