Abas Hoxha: Boll me demagogji, zoti Kryeministër!

288
Sigal

Abas Hoxha-kineast

-Keni shumë vite që thoni që shëndetësia është falas, a e dini ju se pa 10 mijë lekë s’të zë me dorë njeri?

-A e dini se shumë analiza shteti ynë i fortë si bën dot, por i bën vetëm privati?

-Një këshilltar i juaj merr 2 1.2 milon rrogë, ndërsa një pensionist një gjel deti

– Ç’i duhen Shqipërisë 15-17 ministra e ministri kur Gjermania prej rreth 80 milionë banorë ka më pak?

– Pa provoni të jetoni një herë me 10.000 ose 15.000 lekë në muaj

 

Na kërkove mendimin për 15 çështje, por nuk dëgjuam një fjalë për pensionistët


Ka disa ditë që buçasin mediat për thirrjet që na bëje që të shprehim mendimet për jo pak por 15 çështje që doni mendimin tonë. Nuk ishin pak po rreth 15 pyejtje, por në asnjërën prej tyre nuk pamë problemet kryesore tonat për përballimin e jetesës. Nuk dëgjuam nga ju të thoshe një fjalë të vetme për gjendjen e mjeruar, që janë lënë pensionistët dhe ata me asistencë. M’u kujtua një thënie e skulptorit tonë të madh Odhise Paskali –“.I varfër kam lindur, i varfër kam jetuar dhe i varfër do të vdes”. A ju ka shqetësuar ndonjëherë kjo gjëndje e mjeruar e  pensionistëve, që kanë sakrifikuar gjithë jetën, kanë kontribuar me përkushtim për t’i shërbyer Atasheut të tyre dhe sot jetojnë në mjerim të plotë, që mezi sigurojnë edhe bukën e gojës, që me pensionin që marrin nuk përballojnë as medikamentet që ju thoni se i jepni gratis.

KENI SHUMË VITE QË THONI SE SHËNDETËSIA ËSHTË GRATIS.
Cila mjekësi është gratis. Problemet kryesore të moshës së tretë janë tensioni, sytë, veshët etj. Pa provoni të jetoni një herë me 10.000 ose 15.000 lekë në muaj. Po ju jap disa shëmbëlla: U vizitova tek okulisti më tha se ke nevojë për një operacion, por mos u bëj merak se është gratis, por duhet të blesh një lentë. Operacioni është 10-deri 15 minuta.  Ndërsa lenta kostonte 30.000- 40.000 lekë të reja. Para kësaj bëra disa vizita dhe duhej të bleja vetë medikamentet që një tubet disa gramësh kostonte 700- 800 lekë dhe këto u përsëritën disa herë. E njëjta gjë ndodh dhe me sëmundjet e veshëve kur tubetat që duhet t’i blesh disa herë bëjnë po kaq. Para kësaj më thanë se duhej të bëja një radiografi të syve me kontrast dhe medikamenti duhej të blihej në treg me një kosto rreth 30.000 lekë dhe kjo analizë duhej të bëhej te privatë mbasi shteti nuk e siguron…..

Është e vërtetë që kontrolli mjekësor bëhet gratis, por analizat që kostojnë shumicën e tyre duhet ta bësh në klinikat private, mbasi shteti ose nuk disponon aparatura ose nuk ka reagent. Pa përmendur këtu sëmundjet e tjera dermatologjike etj, që kërkojnë mjekime të shpeshta dhe çdo medikament koston disa mijëra lekë. Me se do t’i paguajnë këto pensionistët. A nuk jeni në dijeni se pensionet në vendet për rreth duke përfshirë Kosovën janë dy deri tre herë më të larta. Kini parasysh edhe ngritjen e vazhdueshme të çmimeve .

Bëtë shumë zhurmë se për vitin e ri do u jepen pensionistëve 5000 lekë dhe këtë e quani një heroizëm të qeverrisë, kur kudo në botë jepet në fund të vitit një rrogë shtesë.

Thoni se shteti nuk ka para.

Pa të shikojmë ku shkojnë milionat dhe miliardat e taksapaguesve shqiptarë. Ka disa kohë që portali  X publikon skandale monstruoze që ministrat dhe kryetarët e Bashkive i derdhin paratë tona për militantët. Pse i duhen Erion Velisë 21 këshilltarë: janë dhënë edhe me emra realë. Kaq këshilltarë nuk ka as Presidenti i Amerikës. Po kështu po denoncohen çdo ditë që edhe ministrat kanë shumë këshilltarë biles diku është shkruar se kanë më shumë se kryeministri. Shumë nga këta këshilltarë marrin nga dy e tre rroga se janë edhe të punësuar në sektorë të tjerë  U përfol se p.sh njëri nga këta këshilltarë punonte prej tre muajsh në Big Brother dhe merrte edhe një rrogë si këshilltar në \bashki prej afro 1100.000 lekë pra sa pensioni i 6-7 pensionistëve. Deri me sot këtë nuk e ka kundërshtuar njeri./ Është denoncuar disa herë publikisht ministrja Olta Xhaçka, nëna e saj bile edhe vëllai juaj.  Nuk ka asnjë përgënjeshtrim të këtyre veprimeve skandaloze të tyre dhe derisa nuk përgënjeshtrohen mbetet, që janë të vërteta dhe po të jetë kështu cili është qëndrimi juaj a nuk ju ka shqetësuar. Edhe për bashkëshorten tuaj ka denoncime me të ardhura marramendëse mujore dhe nga disa burime  ku flitet se edhe me mbështetjen tuaj. As për këtë nuk ka përgënjeshtrim. Flitet se në aparatet shtetërore dhe në instutucionet vartëse ka rreth 500 këshilltarë me rroga nga 1.7 deri në 4 milion lekë. Ç’bëhet për këto denoncime publike kur vetëm paga e njërit prej tyre është e barabartë me pensionin e 15-20 pensionistëve në muaj. Ç’duhen gjithë këta këshilltarë për një mikroshtet. Jemi nga vendet më të vogla të Evropës.

Kryeministri Edi Rama, gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar projektligji per Arsimin e Larte. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, during a parliamentary session.

Ç’i duhen Shqipërisë 15-17 ministra e ministri kur Gjermania prej rreth 80 milionë banorë nuk i ka kaq ministri. Pas këtyre Ministrive funksionojnë  edhe disa dhjetra drejtori të përgjithshme. Jemi në një sistem kapitalist ku shteti nuk është drejtues, zbatues dhe organizues i prodhimit, kulturës etj. Në sistemin socialist që lamë pas shteti ishte drejtues, organizues dhe zbatues i gjithë planeve kombëtare të zhvillimit. Sot kemi një ekonomi private . Hidhni një sy organikave të sistemit socialist. I gjithë aparati shtetëror nuk kishte më shumë punonjës se ato që ka Bashkia e Tiranës. Pa përmendur këtu se këta punonjës shteti marrin dy-tre rroga mujore pa përmendur këtu edhe detyrat paralele në borde të ndryshme dhe ryshfetet, që marrin nga kompanitë që u kanë bërë privilegje ose nga të  ashtuquajturit këshilltarë fiktivë.

Çfarë i duhen një vendi të vogël 140 deputetë ?

…shumica e të cilëve nuk e hapin gojën kurrë për të ngritur e zgjidhur problem, por votojnë mekanikisht. Këta deputetë kanë rroga të larta që u shumëfishohen nga komisionet parlamentare, të cilat vazhdojnë pa fund dhe nuk zgjidhin asgjë. Për ironinë e fatit u ngrihen edhe rrogat se’” jetojnë në varfëri” dhe vazhdojnë të kenë privilegje edhe pas daljes nga parlamenti ose duke marrë kredi me interesa të ulëta si dhe me ryshfetet e tjera që marrin nga kompanitë që u bëjnë privilegje. Ku i gjejnë paratë ministrat dhe deputetët, që shëtisin brenda e jashtë vendit dhe me makina lluksoze që nuk i kanë as Sheikët! Ç’punë ka kryetari i Bashkisë së Tiranës që bredh nëpër botë-dikur doli në shtyp se ishte edhe në Japoni përveç vizitave të tij në Evropë dhe SHBA. Ç’bën në Japoni kryetari i Bashkisë ai nuk është as kryeministër dhe as Kryetar Parlamenti.

Një numur i pafund skandalesh dhe premtimesh të pambajtura duke i orientuar shpenzimet publike jo në nevojat e publikut, por vetëm për të bërë shou. Qytetet tona kanë mungesë të theksuar uji kur vendi jonë ka burime të pashterëshme uji, që mund të furnizojë edhe shumë vende të tjera. Në vend që Bashkia e Tiranës të kishte preokupimin kryesor furnizimin me ujë të pijshëm merret me trasetë e biçikletave, të cilat jo se nuk duhen, por  kanë kohën e tyre dhe ato janë vetëm një shou se në to kalojne5-6 biçikleta në orë dhe për më tepër kanë pezulluar edhe shumë biznese se nuk kanë nga të furnizohen. Erion Veliaj na tregon përralla se Tirana furnizohet me ujë të pijshëm rreth 16 orë në ditë – gënjeshtra me bisht-. Unë banoj në qendër të Tiranës së re dhe furnizohemi me ujë 5-6 orë në ditë. Nga dy orë mëngjez -drekë -darkë. Para disa kohësh hodhi edhe idenë se do pastronte taracat nga depot e ujit dhe pompat. Në vend që ai brënda 9 vjetëve në pushtet të kishte siguruar ujë për  kryeqytetin merret me biçikletar dhe jo me gjërat më të domosdoshme siç janë trase të veçantë për urgjencat shëndetësore ose zjarrfikësat.

Në fushatën e parë elektorale premtoi se do pezullonte të gjitha lejet e ndërtimit duke pretenduar se paraardhësi i tij kishte abuzuar. Dhe e argumentonte se në Tiranë ishin 5000 apartamente të lira. Këtë premtim jo vetëm që nuk e mbajti, por që atëhere janë dhënë disa mijëra leje. Kujt i duhen këto ndërtime, që nuk kanë lënë qoshe të Tiranës pa ndërtuar dhe kanë rritur çmimet e apartamenteve në stratosferë. Këto ndërtime u shërbejnë vetëm pastrimit të parave dhe ryshfeteve, që dalin prej tyre. Afër shtëpisë time po ndërtohet një pallat shumëkatësh. Pyeta për çmimet dhe më thanë se kati i parë jepet me 14000 euro për m2, ndërsa katet e tjera me 4000 euro. Kush i blen këto veçse ai që ka para me thes të paligjëshme dhe don t’i pastrojë.

Me të drejtë ju folët për dënimin më të rëndë të gjyqtarëve të korruptuar. Por në praktikë çfarë ndodh? Ju vetë jeni në kontradiktë me ato që thoni. Në panelin X është publikuar një aferë e juaja, që ndërsa kryeprokurori i Tiranës është dënuar si i korruptuar edhe është përjashtuar për 15 vjet që të mos punojë në organet e drejtësisë /në fakt duhej të arrestohej/ dhe ju e keni ngritur në detyrë shumë më të lartë që administron gjithë fondet, që vijnë nga jashtë- pra ja kini varur ujkut mëlcitë në qafë. Ju këtë nuk e keni kundërshtuar!

Po kështu në të njëjtin portal flitet për skandale të nivelit të lartë të anëtarëve të qeverisë dhe konketisht për ministren e jashtme Olta Xhacka, nënën e saj dhe vëllain tuaj. Nuk ka asnjë reagim. Në një vend demokratik jo vetëm ministry, por kryeministri duhej të jepte dorëheqjen dhe abuzuesi duhej të vihej para drejtësisë. Disa kohë më parë \kryemistrja e Austrisë dha dorëheqjen se ndihmësi i saj u përfol. Nuk po flasim pastaj për skandalin më të madh që po trondit vendin për publikimin e të dhënave pasurore të rreth 700000 qytetarëve: të dhëna që i mbron shteti dhe duhet të përgjigjet për rrjedhjen e informacionit pavarësisht se kush e ka bërë. Shteti është ngarkuar për t’i ruajtur dhe përgjegjësinë e mban ministri, kryeministri se shteti duhej të kishte marrë masat që ky informacion të mos rridhte.

Zoiti Kryeministër- Me veteranët e luftës po mbani një qëndrim denigrues. Ata sakrifikuan çdo gjë për Atdheun e tyre. U ngritën në luftë jo për privilegje. por për sakrifica sublime duke pranuar edhe dhënien e jetës. Si i vlerësoni ju veteranët e luftës që tani kanë mbetur shumë pak U jepni nje pension qesharak baras me një kafe në ditë dhe një librezë, që nuk vlen për asgjë: biles tallen edhe fatorinot e autobuzëve me të. Para disa vjetësh isha në Manastir’Maqedonia e Veriut- takova një kapter veteran, që kishte marrë pjesë 5-6 muaj në luftë e pyeta sa e ka pensionin dhe më tha 500 marka gjermane/ atëhere atje ishin markat/ndërsa këtu veterani i luftës merr afërsisht 36 euro në muaj /rreth 4400 lekë të reja/. A keni menduar ndonjëherë për këta njerëz që sakrifikuan çdo gjë për t’i shërbyer Atdheut. Ju përsëri do thoni skemi para. Hidhni një sy sa shpërblim marrin veteranët e  luftës në Algjeri, Marok pa folur në vendet e zhvilluara si Franca, Anglia apo veteranët e luftrave pushtuese italiane. Me veprimet tuaja ju edhe Luftën Antifashiste e mohoni duke rehabilituar bashkëpunëtorët me armikun siç bëtë në mënyrë flagrante me kryetarin e Ballit Kombëtar Mit’hat Frashëri që e ka tradhëtuar tre herë vendin e tij duke filluar nga qeveria e Ismail Qemalit kur vetëm pas një muaji si ministër dha dorëheqjen. Shkoi në Elbasan dhe fliste e shkruante kundër qeverisë së Ismail Qemalit, njeriut që ka marrë pjesë edhe në krime siç dëshmon vetë Sekretari i Përgjithëshëm i Ballit Kombëtar Faik Quku në librin e tij dy vëllimësh  “Qëndresa shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore.” se ai ishte në dijeni të plotë për arrestimin e 500 civilëve në Tiranë dhe pushkatimin e rreth 86 prej tyre në masakrat  e 4 shkurtit 1944. Mit’hat Frashëri u arrestua dhe u shpall si kriminel  lufte edhe kur emigroi në Itali pamvarësisht se u lirua nga përkrahësit e tij se u duhesh për ta përdorur kundër rregjimit në Shqipëri. Me qëndrimet e tij ai nuk kishte vend të varrosej pranë babait të tij patriotit të shquar Abdyl Frashëri.

“Kisha një tokë për ta regjistruar në Kadastrën e Vlorës dhe ngarkova një avokat. Sa vajti atje punonjësi i kadastrës ende pa u ulur në karrike dhe pa i parë dokumentet i kërkoi 8 euro për metër katror që në total kërkonte 120.000 euro kur toka bënte vetëm 35000 euro.”

Shkurtoni administratën e stërfryrë, shkurtoni ministritë, këshilltarët e panumurt, drejtoritë e përgjithshmë që shpesh herë kanë kompetenca të njëjta, shkurtoni lëvizjet e pafundme të pushtetarëve jashtë shtetit, ndaloni rikonstruksionet e vazhdueshme të dikastereve sa herë ndërrohen ministrat, ndaloni lluksin e pafund për mobileritë dhe blerjen e makinave superluksoze që kanë një vlerë deri në 300.000 euro siç u dëshmua në publikimet e fundit, ulni pagat e larta të funksionarëve dhe vendosni një raport të drejtë në sistemin e pagave. Në sistemin që lamë pas një punonjës i nivelit të mesëm merrte 7-8 mijë lekë, ndërsa kryeministri 16.000 lekë. Dhe së fundmi ndërtoni një administratë profesioniste dhe jo me militantë që janë atje vetëm se i shërbejnë një partie të caktuar dhe kur vjen partia tjetër në pushtetet dhe vë militantët e saj dhe nuk kemi asnjë administratë profesioniste të mbështetur në meritokracinë. Shtetin e mban në këmbë administrata profesioniste dhe jo ministrat, këta shkojnë e vijnë. Në Itali nga mbarimi i Luftës Botërore janë ndërruar rreth 70 kabinete, por administrata nuk është prekur dhe shteti ka ecur drejt progresit. Ndërrimi ivazhdueshën i administratës do të thotë shlyerja e eksperiencës dhe çdo gjë fillon nga e para. Para disa vjetëve isha në Cinecita/ Romë. Mori vesh një drejtor që ishim shqiptarë dhe na ftoi. Në bisedë ai na tha se ishte militant i Partisë Komuniste. E pyeta sa vjet ke në këtë detyrë. Ai u përgjegj se kishte 25 vjet dhe ndonëse ishin ndërruar disa qeveri të majta ose të djathta atë askush nuk e kishte prekur. Të heqim dorë përfundimisht nga militantizmi se e shkatërruam aparatin shtetëror përveç të tjerave edhe nga ana financiare, se me ndërrimin e pushteteve pushohen militantët dhe vendosen të tjerë dhe ata fitojnë gjyqet dhe paguhen dy rroga për një vend pune. Përveç kësaj militantët e paaftë shkatërrojnë dhe diskreditojnë shtetin dhe  jo vetëm nuk zgjidhin, por sorollatin pa fund qytetarët pa përmendur këtu të korruptuarit dhe ryshfetaxhinjtë, të cilët sapo emërohen fillojnë bizneset dhe veprimet e paligjshme.

Ju tregoj një rast timin. Kisha një tokë për ta regjistruar në Kadastrën e Vlorës dhe ngarkova një avokat. Sa vajti atje punonjësi i kadastrës ende pa u ulur në karrike dhe pa i parë dokumentet i kërkoi 8 euro për metër katror që në total kërkonte 120.000 euro kur toka bënte vetëm 35000 euro. U ankova dhe më thanë që të bëja aplikimin nëpërmjet EAlbania. E bëra aplikimin dhe pagova edhe 10.000 lekë të reja që në 23 korrik 2021. Ende sot nuk kam asnjë përgjigje zyrtare ndonëse në formular shkruhej se do të përfundonte deri në 13 gusht d.m.th pas tre javëve.

Këto probleme duhet të Ju shqetësojnë zoti kryeministër dhe boll me premtime e demagogji. Paratë janë, por ato vidhen e shpërdorohen nga njerëzit me pushtet ose që përkrahen nga pushteti dhe fatkeqësisht edhe drejtësia për të cilën kemi varur shpresa të mëdha është inaktive dhe merret me disa peshq të vegjël.