Bilanc lufte, të paktën 150 të vrarë në SHBA këtë fundjavë

221
Sigal

Të paktën 150 njerëz u vranë me armë këtë fundjavë në SHBA, në rreth 400 episode me të shtëna armësh në të gjithë vendin, ndërsa qytetet kryesore përballen me një rritje të krimit.

Të dhënat e publikuara nga CNN, për një periudhe 72 orëshe nga e Premtja deri të Dielën, janë ende duke u përpunuar.

Në New York, ku dhuna me armë është rritur në nivele që nuk janë parë prej vitesh, kishte 26 viktima.

Në Çikago pati gjithashtu shumë të vrarë, ndërsa viktima u regjistruan edhe në shtetet e tjera.

Shifrat tregojnë se krimi është një fenomen shqetësues kudo në botë.