Biden në Kosovë, nis takimin me Thaçin

594
Zëvendëspresidenti i SHBA-ve Joe Biden nisi të mërkurën takimin me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në ambientet e Presidencës kosovare. Pas takimit Thaçi dhe Biden do të japin një konferencë për shtyp, të paralajmëruar për në orën 11:00. Më parë zv/presidenti amerikan Biden u takua me kryeministrin Mustafa. Në takim ishin të pranishëm dhe zëvendëskryeministrat Hajredin Kuçi dhe Branimir Stojanoviç dhe ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj.
Para takimit me kryeministrin Mustafa, Joe Biden u takua në holl të Kuvendit me kryeparlamentarin Kadri Veseli, me të cilin kanë pasur një shtrëngim duarsh.

“I urova mirëseardhjen në Kuvendin e Republikës së Kosovës, mikut tonë të çmuar, zëvendëspresidentit të SHB
A-së, Joe Biden dhe Familjes së tij. Shtetet e Bashkuara janë sinonim i lirisë dhe pavarësisë tonë. Përgjithmonë”, ka shkruar Veseli në Facebook.
Biden mbërriti mbrëmjen e djeshme në Kosovë, ku u prit në Aeroportin e Prishtinës me ceremoni shtetërore nga Presidenti Thaçi, i cili i uroi mirëseardhjen. “Partneriteti strategjik me SHBA-të na ka mundësuar të bëhemi shtet dhe gjithnjë e më shumë po na bën një shobiden isaqëri demokratike me mundësi të barabarta për të gjithë”, është shprehur presidenti i Kosovës.
Ditën e sotme në Prishtinë ka forca të shtuara të Policisë për vizitën e zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden.
Pjesëtarë të Policisë së Kosovës, vërehen nëpër rrugët e kryeqytetit, të cilat pothuajse janë të ‘blinduara’.
Gjithashtu, zv/presidenti Joe Biden dhe Dr. Jill Biden do të marrë pjesë në ceremoninë e emërimit të rrugës kushtuar djalit të tyre të ndjerë Joseph R. “Beau” Biden, III, afër kampit Bondsteel. Ndërsa bashkëshortja e zv/presidentit amerikan Biden, Jill Biden do të shkojë në manastrin e Graçanicës, ku do të takohet me peshkopin Teodosije, si dhe do të vizitojë ambientet e manastirit.
Në pritjen në Aeroport të nënpresidentit amerikan Biden ishte edhe Majlinda Kelmendi, fituese e medaljës së artë në xhudo në “Rio 2016”, të parës medalje olimpike të Kosovës shtet. Trajneri i xhudistes, Driton Kuka ka thënë se nënpresidenti amerikan, Joe Biden i dhuroi Stemën Shtetërore të SHBA-ve kampiones olimpike Kelmendi.Biden-Kosove-16-e-17-gusht-2016-3
Kjo është vizita e dytë e nënpresidentit të SHBA-së, Joe Biden, në Kosovë, pas të parës në 21 maj 2009, pak më shumë se një vit pas shpalljes së pavarësisë, ku është dekoruar me Medaljen e Artë të Lirisë, e cila u jepet personaliteteve të njohura të botës për meritat e tyre për mbrojtjen e lirisë së Kosovës dhe për ndërtimin e vendit të lirë të Kosovës, si dhe për integrimin e tij në
bashkësinë e kombeve të lira të botës.
Sigal