Këshilltarët e Bidenit e tradhtuan edhe Amerikën duke fshehur të vërtetën për shëndetin e Presidentit Biden
Përgatiti: Beqir Sina
Duke përmbledhur disa nga komentetet, e komentuesve në gazetën “The New York Times” për këtë rast të paprecedent në zgjedhjet presidenciale në SHBA, thuhet se mësimi i asaj që ndodhi me Presidentin Biden është më se i qartë:
“Ndershmëria dhe transpareca është politika më e mirë, si në jetë, politikë dhe në krijimin e një profili publik.”
Pikërishtë tani, kur trashëgimia e Biden dhe e ardhmja e Partisë Demokratike varen në shumë gjëra për të bërë atë balancën që krijon vakiumi politik brenda partisë demokrate dhe Shtëpisë së Bardhë.”
“Cirku” që është politika amerikane nuk dështon kurrë, por akti i fundit i presidentit Biden ka qenë më tragjikomedik i pazakont. Tërheqja e presidentit amerikan Joe Biden nga gara presidenciale e vitit 2024, e ndjekur nga miratimi i tij për të ja kaluar “pishtarin” Kamala Harris, sa bërë gjë tjetër veçse ka “hequr qafe” vetëm ato zërat që bënë thirrje për tërheqje te demokratët këto muajt e fundit.
Megjithatë, skandali i vërtetë nuk është vendimi i Biden për të dhënë dorëheqjen – është mbulimi mashtrues nga këshilltarët e tij që çoi në këtë debakli.
Le të mësojmë diçka më shumë duke lexuar komente nga më të ndryshmet shumica e tyre me “nickname”:
Ata thonë se fushata e Bidenit ka qenë një farsë që në fillim. Shqetësimet për moshën dhe aftësitë e tij njohëse u ndeshën me paqartësi dhe siguri nga rrethi i tij i brendshëm qysh në janar, kur Biden një muaj me vonesë deklarojë se ai do të ishte në garë……
“Ai është më i mprehtë se kurrë,” pohuan ata, “i aftë për të udhëhequr për një mandat tjetër.”
Me sa duket konkluzioni, “më e mprehtë se kurrë” ra më së fundi : dhe kulmojë me debatin e 27 qershorit si dhe fjalim e Natos në Washington, te gafa e tij më e fundit që mendohet se solli dhe tërheqjen ku ai ngatërroi Putinin me Zelenskiyn dhe ta quante Kamala Harris “Zëvendës President Trump”.
Megjithatë, këshilltarët e tij deri në fundin e hidhur të së shtunës vazhduan të rrotulloheshin, e stër/rrotulloheshin që të mbulonin gafat me “gënjeshtrat” e kundërshtarit si thanë ata.
Porse simbas komentuesve amerikan një gjë la të kuptojmë në aspektin politik, tërheqja e Bidenit: atë se, “Partia Demokratike, tashmë duke lundruar në ujërat e “pabesë” dhe, tashmë ajo është pa timon, mbasi tani kapiteni i tyre u rrëzua.”
“Nëse, këshilltarët e Biden do të kishin ndonjë mirësjellje apo largpamësi, ata do të kishin ngritur alarmin muaj më parë, duke lejuar një tranzicion të qetë. Në vend të kësaj, ata zgjodhën mashtrimin, duke e lënë Bidenin të ngecë publikisht përpara se të tërhiqej përfundimisht nga gara”.
Merrni parasysh afatin kohor të fatkeqësive thonë kometet : javë pëshpëritjesh për shëndetin e Bidenit, të mbuluara nga performanca e tij katastrofike e debatit, e ndjekur nga diagnoza e tij e tretë COVID-19 vetëm disa ditë para se të jepte dorëheqjen.
Ky “mashtrim” edhe nëse do të ishte një skenar i Hollivudit, pathetër që do të refuzohej për të qenë shumë i pabesueshëm. Megjithatë, ky është realiteti, me “mirësjelljen” të ekipit të menaxherëve dhe këshilltarve të paaftë të Bidenit, thonë kometet.
Tani me më pak se tre muaj deri në zgjedhje, Kamala Harrisit i duhet të mbledhë një parti të dëshpëruar dhe të bindë elektoratin se ajo mund të ketë sukses aty ku Biden dështoi.
Kjo nuk ka të bëjë vetëm me strategjinë; por ka të bëjë me kontrollin e dëmtimit në një shkallë epike të kësaj presidence dhe Partisë Demokrate.
Këshilltarët e Bidenit tani kanë shumë për t’u përgjigjur:
Stafi i Biden-it – ata të ashtuquajturit “këshilltarë” – kanë shumë për t’u përgjigjur. Detyra e tyre ishte të këshillonin dhe mbronin presidentin, jo ta mbështesnin atë si një “kukull”në një shfaqje të tmerrshme. Ata i dinin kufizimet e tij, i panë vështirësitë e tij dhe fshehën të vërtetën.
Pse? Për të shpëtuar fytyrën e tyre? Apo të kapen pas pushtetit?
Cilado qoftë arsyeja, ishte një llogaritje e gabuar. Mashtrimi i tyre i ka kushtuar shtrenjtë Partisë Demokratike. Imagjinoni sikur të kishin qenë të sinqertë që në fillim. Bideni mund të kishte dhënë dorëheqjen me hijeshi, partia mund të ishte mbledhur pas një kandidati të ri muaj më parë dhe kaosi aktual mund të ishte shmangur. Por, jo, ata zgjodhën të luanin lojëra politike me të ardhmen e vendit të tyre, për veten e tyre.
Populli amerikan e meritonte të vërtetën për shëndetin e presidentit të tyre dhe iu mohua. Tani, trashëgimia e Biden dhe e ardhmja e Partisë Demokratike, varen në balancën që do të krijohet pas kësaj tërheqje “tragjike”