Beogradi planifikon votime edhe në Kosovë për presidentin e ri serb

455
Më 2 prill të këtij viti serbët do të dalin në votime për të zgjedhur pasardhësin e presidentit Tomislav Nikoliç.
Këto zgjedhje janë paralajmëruar se do të mbahen edhe në Kosovë, sikur që janë mbajtur deri taNI me vendvotime në qendrat e banuara me serbë, shkruan sot Koha Ditore.

Autoriteti i zgjedhjeve në Serbi, që quhet Komisioni Republikan i Zgjedhjeve, në sqarimin se ku do të ketë vendvotime parasheh edhe territorin e Kosovës.

Për caktimin e vendvotimeve në Kosovë, propozimi ka shkuar nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, teksa kushti është që vendbanimi të ketë të paktën 100 votues të regjistruar.

Në total thuhet nga ky komision se janë 8.224 vendvotime në qytete e komuna dhe 29 brenda burgjeve dhe qendrave të mbajtjes, kurse në gjithë botën janë 50 vendvotime.

Zhvillimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë më parë e ka lehtësuar dhe menaxhuar misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
Sigal