Bënte ‘namin’ me vjedhjen e gomave dhe pajisjeve të makinave në Itali, arrestohet 41-vjeçari shqiptar (Ja çfarë i gjeti policia gjatë kontrollit)

201
Sigal

Itali- Policia e Verolit, gjatë kontrollit të territorit me qëllim parandalimin e krimeve kanë arrestuar një shtetas shqiptar 41-vjeçar, banues në Veroli, tashmë i regjistruar për veprën penale të vjedhjes së rëndë.

Sipas mediave italiane,shqiptari kishte prerë rrjetën e një gardhi dhe kishte vjedhur të gjitha gomat në një biznes të rishitjes së gomave në Giglio di Veroli.

Gjatë kontrollit në makinën e tonazhit të rëndë atij iu gjetën 21 goma të markave të ndryshme.

Nga kontrolli i automjetit u bë i mundur gjetja e një pinceje, një trap baterie, një shkop druri dhe një teh çelësi i llojit të ndaluar me gjatësi 19 cm, të gjitha objekt sekuestrimi. Malli i vjedhur i është kthyer pronarit të ligjshëm, ndërsa i arrestuari është vendosur në arrest shtëpie.