BE nis hetime ndaj Amazon, dyshohet për shkelje të konkurrencës

455
Sigal

Komisioni Evropian njoftoi sot hapjen e një hetimi të thellë kundër gjigantit amerikan të tregtisë në internet, Amazon, që dyshohet se shkel rregullat evropiane të konkurrencës, duke përdorur të dhënat e dala nga shitësit me pakicë të pavarur që shesin në platformën e saj.

Kam vendosur të shqyrtoj me shumë vëmendje praktikat tregtare të Amazon dhe rolin e saj të dyfishtë si zonë tregtare, për të verifikuar nëse sipërmarrja ka respektuar rregullat e konkurrencës së BE-së”- shpjegon në një komunikatë komisioneria evropiane për Konkurrencën, Margrethe Vestager, raporton Reuters.