Grabitja spektakolare e diamantëve, 7 të arrestuar në Holandë

487
Pesë burra dhe dy gra janë arrestuar nën dyshimin e përfshirjes në vjedhjen e diamantëve me vlerë 75 milionë euro në vitin 2005, në aeroportin Schipol të Amstërdamit.
Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet holandeze, sipas të cilave të arrestuarit, të gjithë shtetas holandezë, janë vënë në pranga në Amstërdam dhe Vlanecia të Spanjës. 
Anëtarët e grupit, të armatosur dhe të veshur si punonjës të aeroportit, vodhën diamantët në momentin kur do të ngarkoheshin në një avion. 
Disa nga gurët me vlerë u rekuperuan gjatë ndjekjes me makinë të grabitësve, por pjesa tjetër me vlerë 40 milionë euro ende nuk është gjetur. 
Korrespondentët e mediave ndërkombëtare deklarojnë se grabitja në fjalë është më e madhja e këtij lloji e bërë ndonjëherë. Diamantët dhe sende të tjera me vlerë u vodhën në një zonë të sigurisë së lartë të aeroportit, pasi grabitësit depërtuan me anë të një autoblinde. 
Shtatë personat u arrestuan në operacione të ndryshme policore të premten dhe të shtunën, nën dyshimin për grabitje dhe pastrim parash. Diamantët do të dërgoheshin në Antuerp të Belgjikës, kryeqyteti europian i diamantëve, në momentin kur grabitësit kryen aktin e tyre.
Sigal