Avionët ushtarakë amerikanë zbarkojnë në Pekin, nisin përgatitjet për takimin Trump-Xi

Dy avionë transportues ushtarakë amerikanë tip C-17 Globemaster III kanë zbarkuar në aeroportin ndërkombëtar të Pekinit, si pjesë e përgatitjeve për vizitën zyrtare të Presidentit të SHBA-së Donald Trump në Kinë. Sipas mediave ndërkombëtare, avionët kanë transportuar pajisje logjistike, mjete dhe elementë mbështetës për delegacionin amerikan, përfshirë infrastrukturën e nevojshme për organizimin e vizitës presidenciale. Vizita e Trump në Kinë është konfirmuar nga autoritetet për periudhën 14–15 maj 2026, ku ai pritet të zhvillojë takime të nivelit të lartë me presidentin kinez Xi Jinping në Pekin. Zhvillimet vijnë në një moment të ndjeshëm të marrëdhënieve SHBA-Kinë, ku diskutimet pritet të fokusohen në çështje ekonomike, tregtare dhe gjeopolitike.

NOA