Rrahman Hallçi: Dramatike që nga kjo kategori zbritën katër skuadra!

Rrahman Hallçi

TRAINERI/ Sopoti u ngjit në Kategorinë e Parë, Rrahman Hallçi shprehet kritik për situatën

Agron KAJA

NOA

Kampionati kombëtar në Kategorinë e Parë për sezonin 2025-2026 përfundoi javën e kaluar. Veç dukurive të tjera, në mbyllje të tij zbritën 4 skuadra, dhe po kaq u ngjitën : 2 direkt dhe 2 të tjera nga Play-off. Një nga këto skuadra që u ngjit nga ndeshjet Play-off , është edhe Sopoti i Librazhdit, skuadër që vite më parë ka luajtur edhe në Superioren shqiptare. Një sukses ky për librazhdasit që erdhi pas 12 viteve, ku mes tyre ka pjesë edhe trajneri Rrahman Hallaçi. Ai ka fituar kampionat, kupë e Superkupa si futbollist, por suksesi që arriti me Sopotin si trajner është po aq madhështor, për të mos thënë shumë më i vështirë. Mes emocioneve të tij për këtë sukses, Hallaçi tregoi dje për gazetën “Telegraf” se Sopoti meritonte të ishte kampion në këtë sezon. “Fillimisht ne ishim për vëndin e parë në grupin tonë, por rruga na u vështirësua pasi lamë edhe disa pikë rrugës. Edhe pse kundërshtarët ishin të mobilizuar, ne realitetin e pranuam dhe ishim të vendosur për objektivin pas tre finaleve, sidomos ajo me Luftëtarin, ku ndryshimet në rreshtim dhe rrezikshmëria në portën kundërshtare na dhanë suksesin. Ne dominuam fizikisht dhe shpërdoruam raste loje, por e korrigjuam. Gjithsesi, si kampionat u zhvillua me garë të fortë, sepse edhe Besëlidhja ishte kundërshtar e rival i denjë, po ashtu ishte edhe Shiroka. Rivaliteti ynë ishte me Besëlidhjen, me të cilën në dy ndeshje jemi ndarë në barazim. Por duke i uruar sukses lezhjanëve, jemi krenarë që ne do jemi aty së bashku në sezonin tjetër”, kështu e nisi dje analizën e tij trajneri i Sopotit, Rrahman Hallaçi, tashmë të ngjitur në Kategorinë e Parë. Në këtë kategori u ngjitën katër skuadra nga Kategoria e Dytë, dhe po kaq zbritën nga e Para, dhe për këtë situatë, tekniku Hallaçi mendon se gara do ketë më shumë ritëm. “Të shikojmë si do shkojnë ngjarjet pas vendimit të FSHF-së për dy skuadrat ballshiote. Ndërkohë që katër skuadrat e tjera që erdhën nga Kategoria e Dytë do ta bëjnë më të fortë garën. Aty ka edhe shumë lojtarë të Superiores dhe ne do marrim masat tona me një merkato të kujdesshme. Gjithsesi është ende herët, sepse duhet të presim deri në mbyllje të Play-out-it, ku do jenë dy sfida të forta. Për të ardhmen do flasim me drejtuesit”, ishte kjo analiza e trajnerit të Sopotit, Rrahman Hallaçi.

Kupa e 74-ët e Shqipërisë

Egnatia-Dinamo, finalja e shpresës për në Europë

Egnatia dhe Dinamo rikthejnë “betejën e madhe” për Kupën e Shqipërisë, finalja e cila për edicionin 2025/2026 sjell një përballje me emocione, fotokopje e sezonit të kaluar. Finalja e madhe do të luhet më 13 maj, në stadiumin modern “Air Albania”, duke nisur nga ora 19:00, në një atmosferë që pritet të jetë e ndezur. Kjo edhe për faktin se kampionati i Superiores përfundoi në fundjavë dhe të dyja këto skuadra e vlerësojnë trofeun si pedanë për të luajtur në Europë. Fituesi i Kupës së Shqipërisë mund të luajë direkt në turin e dytë të Ligës së Konferencës. Në aspektin historik, Dinamo mbetet një nga klubet e suksesshme të këtij e kompeticioni me 14 trofe të fituar, ndërsa Egnatia ka shkruar historinë me 2 Kupa të fituara. Kjo përballje nuk është e panjohur për dy ekipet, pasi në sezonin e kaluar Dinamo arriti të fitojë ndaj Egnatias në finalen e Kupës, ashtu edhe në Superkupën e Shqipërisë, duke krijuar histori rivaliteti që tani rikthehet në finalen më të madhe të kompeticionit. Një trofe, dy skuadra dhe një finale që meriton respekt dhe emocione.

FINALJA                                            FINALISTËT SI FITUES

E mërkurë, 13 maj 2026                   Skuadra                     Fituese

Egnatia-Dinamo C                  19:00               Dinamo                       14 herë

(Luhet në Air Albania”)                                  Egnatia                        2 herë

FITUES TË KUPËS

Tirana              16 herë

Partizani                      15 herë

Dinamo                       14 herë

Vllaznia                       8 herë

Teuta                           4 herë

Flamurtari                    4 herë

Besa                            2 herë

Laçi                             2 herë

Kukësi                         2 herë

Elbasani                       2 herë

Egnatia                        2 herë

Apolonia                     1 herë

Skënderbeu                 1 herë

 

Pogradeci-Besa 1-0, sfida e “skuqur” me kartonë

Në ndeshjen e djeshme të Play-off-it, Pogradeci-Besa 1-0, u përcaktua skuadra që do ndeshet me Teutën e renditur në vëndin e 8-të të Superiores. Liqenorët ia dolën me golin e vetëm të shënuar në shtesën e dytë, ndërsa kavajasit gabuan në disa raste shënimi, pasi iu krijuan mundësi për golin. Kartoni i parë i kuq për Neton e Besës e bëri më të lehtë fitoren e Pogradecit, të cilën e mbrojti deri në mbylljen e ndeshjes. Një sfidë edhe me tension, e skuqur me 3 kartonë të kuq.

KATEGORIA E PARË

SEZONI 2025-2026       

Ndeshjet Play-off

E enjte, 7 maj 2026

Pogradeci-Kastrioti                 3-0

Iliria-Besa                                0-2

Ndeshja Finale

E hënë, 11 maj 2026

Pogradeci-Besa                       1-0

(Pogradeci ndeshet me Teutën)

Ndeshjet Play-out

E shtunë, 9 maj 2026

AF Luftëtari-Sopoti                1-1

(Sopoti fiton me penallti)

Kukësi-Bylis B                       1-1

(Bylis B fiton me penallti)

(Sopoti dhe Bylis B ngjiten

në Kategorinë e Parë)

RENDITJA PËRFUNDIMTARE

Skuadrat                    Nd       P

1.Laçi                          33        79

2.Skënderbeu              33        77

———————————–

3.Pogradeci                 33        68

4.Iliria                          33        45

5.Besa                         33        39

6.Kastrioti                   33        39

———————————–

7.Burreli                      33        37

8.Korabi                      33        36

———————————–

9.AF Luftëtari             33        34

10.Kukësi                    33        31

———————————–

11.Apolonia                33        28

12.Lushnja                  33        26

 

 

Bylis apo Bylis B, cili do të jetë në Kategorinë e Parë?!

Pas humbjes me shifrat 5-2 në transfertë përballë ekipit të Vorës, Bylis zbriti zyrtarisht në Kategorinë e Parë. Por nuk të jenë të vetmit ballshiotë, sepse ekipi i dytë Bylis B, ia doli të ngjitej në Kategorinë e Parë, falë fitores me penallti përballë Kukësit. Tashmë pritet vendimi zyrtar për këto dy ekipe, pasi rregullorja e parashikon se dy ekipe të të njëjtit klub nuk mundet të luajnë në të njëjtin kampionat. FSHF-ja do përcaktojë ditën dhe orën e zhvillimit të ndeshjes mes ekipeve, ku fituesi duhet të qëndrojë në Kategorinë e Parë të futbollit shqiptar.