INTERVISTA/ Ish-futbollisti e trajneri i Flamurtarit, Eqerem Memushi, analizon Superioren pas javës së 36-të.
Agron KAJA

Abissnet Superiore mbylli kampionatin e rregullt 2025-2026, si e përshkruani rrugëtimin në 36 javë?
Në këto 36 javë kemi parë shumë oshoilacione në garë, të mira e të këqia. Ndërsa tre katër javët e fundit ishin dështim total i kampionatit, ku ndeshjet u kthyen në estradë duke ja prishur imazhin futbollit shqiptar. Realitete negative për futbollin tonë.
Java e 36-të përcaktoi verdiktet përfundimtare të kampionatit, ju si i shikoni ato, në pritshmëri ose jo?
Të gjitha rezultatet ishin në pritshmëri, kryesisht në tre ndeshje. Sepse në pesë javët e fundit, kishim parë ndeshje me porta të hapura e rezultate të pritura. Edhe në Shkodër nuk kishte më shumë se 1500 shikues, për të ardhur keq për Vllazninë.
Cilin nga rezultatet e javës së 36-të e mendoni jashtë pritshmërive, apo me elementë lëshimi?
Unë e përmënda më sipër, por po i përcaktoj. Përvecc ndeshjeve Vllaznia-Flamurtari dhe Partizani-Dinamo, të gjitha të tjerat ishin të paramenduara, kjo nisur nga renditja që kishin skuadrat të cilat kërkonin mbijetesën në Superiore.
Ccfarë treguan elementët e dhunës në Elbasan, e cila u bë shkak për vonesën në fillimin e ndeshjes?
Këtu duhet dora e hekurt e FSHF-së. Unë mendoj se janë veprime skandaloze sa ndodhi në Elbasan para ndeshjes me Tiranën, dhe këtu duhet të ketë edhe penalizim pikësh për vëndasit. Këto ishin veprime pa lidhje dhe pa skkak real.
Në javën e fundit të kampionatit u shënuan 21 gola, e prisnit ju këtë numër golash?
Kjo kuptohet sa u shpreha më sipër, duke thënë se në tre ndeshje kishim rezultate të paramenduara, dhe në këtë tregues do të kishim shumë rrjeta të tundura. Ndaj ky numur tregon se në këto ndeshje mbante erë tolerimi.
Si e analizoni tabelën e renditjes pas javës së 36-të, ishte e pritshme kryesisht në zonën e fundit?
Në analizën time, unë e them me bindje se Flamurtari është në vëndin që nuk e meritonte, kështu edhe Teuta, nisur nga ecuria e tyre gjatë kampionatit. Por llogaritë i kanë bërë skuadrat e tjera për këtë situatë, e cila i dëmtoi në renditje.
Do luhen ndeshjet e zonës “Final 4” për titullin kampion ku pikët e skuadrave përgjysmohen si e parashikoni këtë garë?
Kjo do jetë një garë mes Vllaznisë dhe AF Elbasanit për titullin kampion, sepse Egnatia e Dinamo janë larg. Formula me përgjysmim pikësh ua jep mundësinë këtyre dy skuadrave, por për mua kushdo ta fitojë, e meriton titullin kampion.
Skuadra e vëndit të 8-të, Teuta, do të luajë Play-out me Pogradecin, si e parashikoni?
Cila do skuadër që do ishte përballë Teutës, nuk do ketë shance që ta kalojë. Kështu edhe për ndeshjen me Pogradecin, skuadra durrsake e kalon. Teuta pa diskutim do qëndrojë në Superiore, dhe do tregojë se nuk e meritonte këtë vënd.
Ditën e mërkurë luhet edhe finalja e Kupës së Shqipërisë, Egnatia-Dinamo City, cilën skuadër e mendoni favorite?
Duke i analizuar të dyja këto skuadra në rrugëtimin e tyre Kampionat dhe Kupë, unë them se Dinamo është më afër fitimit të këtij trofeu. Gjithsesi, le të presim një finale të bukur dhe të denjë për emrin e këtyre skuadrave finaliste.
Teuta gjen Pogradecin për finalen e mbijetesës
Deti dhe Liqeni bashkohen në finalen e mbijetesës! Pas ndeshjes së djeshme Play-off mes Pogradecit dhe Besës, ndeshje, e cila u fitua nga skuadra pogradecare 1-0, u përcaktua përballja me Teutën për të qënë në Superiore në sezonin e ardhshëm 2026-2027. Teuta u rendit në vëndin e 8-të në Superiore, Pogradeci fitoi Play-off-in e dytë për të diskutuar një vënd në Abissnet Superiore.

Zona “Final 4”, Vllaznia dhe AF Elbasani më favoritë
Pas ndeshjeve të javës së 36-të të Superiores, në tabelën e renditjes u rreshtuan të gjitha skuadrat, ndërkohë që katër të parat formuan grupin “Final 4”. Nisur nga pikët e grumbulluara në 36 javët e kampionatit, në këto ndeshje Vllaznia dhe AF Elbasani do të kenë nga 31 pikë, pas përgjysmimit të tyre. Ndërsa Egnatia 28 dhe Dinamo City 24 pikë. Sipas skemës së përcaktuar nga FSHF-ja, katër skuadrat do ndeshen mes tyre nisur nga data 16 maj e deri më 31 maj, ku të gjitha ndeshjet do të luhen në stadiumin “Air Albania”, në ora 19:00. Ky është sezoni i tretë që aplikohet kjo skemë në kampionatin e Abissnet Superiore, ku në sezonin e kaluar fituese doli Egnatia, e cila fitoi në finale ndaj Vllaznisë me rezultatin 4-1.

Finalet e “Final 4” në sezonet e kaluara
Në sezonin 2023-2024 Në sezonin 2024-2025
Datë 19 maj 2024 Datë 13 maj 2025
Egnatia-Vllaznia 0-0 Vllaznia-Egnatia 1-4
ABISSNET SUPERIORE
SEZONI 2025-2026
RENDITJA PËRFUNDIMTARE
Skuadrat Nd P
1.Vllaznia 36 63
2.AF Elbasani 36 62
3.Egnatia 36 57
4.Dinamo City 36 49
———————————–
5.Partizani 36 48
6.Tirana 36 44
7.Vora 36 42
———————————–
8.Teuta 36 42
———————————–
9.Bylis 36 41
10.Flamurtari 36 36
RENDITJA E “FINAL 4”
1.Vllaznia 31 pikë
2.Elbasani 31 pikë
3.Egnatia 28 pikë
4.Dinamo City 24 pikë
NDESHJET E “FINAL 4”
Takimet e para
E shtunë, 16 maj 2026
Vllaznia-Dinamo C 19:00
E dielë, 17 maj 2026
AF Elbasani -Egnatia 19:00
Takimet e dyta
E shtunë, 23 maj 2026
Vllaznia-Egnatia 19:00
E dielë, 24 maj 2026
AF Elbasani -Dinamo C 19:00
Takimet e treta
E premte, 29 maj 2026
Egnatia-Dinamo C 19:00
E dielë, 31 maj 2026
Vllaznia-AF Elbasani 19:00
(Të gjitha ndeshjet do të luhen në “Air Albania”)
NDESHJA PLAY-OUT
E enjte, 14 maj 2026
Teuta-Pogradeci 17:00





















