Autoritetet lejojnë rikthimin në banesa të të evakuarve, pas zjarreve në Kaliforni

465
Më shumë se 1mijë persona, të cilët u detyruan të evakuohen nga zonat veriore të Kalifornisë pas zjarrit masiv që la një të vdekur dhe disa të plagosur, do të lejohen të kthehen në shtëpitë e tyre.
Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet vendase, teksa viktima u shkaktua nga zjarri i ashtëquajtur Tassajara, i cili gjithashtu u pasua me evakuime masive.
Flakët përfshinë rreth 485 hektarë tokë të shtunën, kurse numri i shtëpive të dëmtuara rëndë është 10.
Gjithashtu autoritetet kanë lejuar edhe kthimin në shtëpitë e tyre të banorëve në Hidden Valley Lake, një nga zonat më të rrënuara nga zjarri i nominuar Valley, vatra e të cilit nisi një javë më parë.
Zjarrfikësit kanë bërë progres gjatë fundjavës, duke stabilizuar dy zjarre gjikande që vranë 5 vetë dhe shkatërruan më shumë se 1.400 shtëpi në javët e fundit.
Kalifornia është goditur si asnjëherë tjetër gjatë këtij sezoni nga zjarret masive, të ardhur edhe si posojë e thatësirave të gjata.
Autoritetet kanë parashikuar madje edhe rritje të intensitetit të tyre, teksa në këtë situatë emergjente janë përfshirë reth 5 mijë zjarrëfikës.
Sigal