Austri, më shumë se 70 viktima është bilanci i viktimave në kamionin me refugjatë

416
Më shumë se 70 trupa të emigrantëve të vdekur u nxorën një ditë më parë nga një kamion i braktisur, pas zbulimit nga forcat e ndihmës së shpejtë në një autostradë në lindje të Austrisë, pranë Hungarisë dhe Sllovakisë.
Një vlerësim fillestar raportonte për rreth 20 deri në 50 të vdekur pas zbulimit makabër mëngjesin e djeshëm. Por zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme austriake konfirmoi se bëhet fjalë për të paktën 70 viktima. Asnjë informacion nuk është dhënë mbi identitetin, moshën, vendet e origjinës së personave që ishin në kamion, duke pritur mbajtjen e një konference për shtyp nga policia e Shtetit të Burgenland, ku u zbulua kamioni.
Automjeti ishte regjistruar në Hungari dhe mbante logon e një kompanie shpendësh sllovake. Shoferi ishte larguar pa mundur ende të identifikohet.
Policia e Shtetit austriak dhe atij hungarez kanë nisur një proces të përbashkët hetimor.
Kjo tragjedi u njoftua ndërsa kancelarja Angela Merkel ishte e ftuar në Samitin e Vjenës me liderët e Ballkanit Perëndimor që bënë thirrje për një “plan veprimi” si dhe mirë menaxhimin e çështjes së emigrantëve drejt BE-së.
Sigal