Australia fillon aplikacionin e diskutueshëm për gjurmimin e njerëzve me COVID-19

Qeveria e Australisë ka filluar një aplikim të diskutueshëm të gjurmimit të kontaktit për të trajtuar koronavirusin e ri, pavarësisht shqetësimeve për privatësinë dhe sigurinë.

Ministri federal i Shëndetësisë, Greg Hunt tha sot se aplikacioni ”COVIDSafe”, “ndihmon në gjetjen e njerëzve që mund të kenë qenë në kontakt me një person, i cili është pozitiv me këtë diagnozë”.

Sigal

Hunt tha që të dhënat janë “të koduara dhe askush nuk ka qasje në to”, madje as ai vetë dhe as zyrtarë të Commonwealth-it.

“Është gjithashtu e ndaluar me ligj”, u tha Hunt gazetarëve në Kanberra.

Aplikacioni i qeverisë australiane, i ndërtuar në partneritet me komunitetin mjekësor, bazohet në programin e ngjashëm ”Tracetogether” të Singaporit.

”COVIDSafe” regjistron lidhjet Bluetooth ose shtrëngimet ‘dixhitale’ të dorës me telefonat e tjerë brenda 1,5 metrave dhe njofton nëse është në kontakt me një përdorues tjetër që ka provuar pozitiv për koronavirus.

Të dhënat e koduara, të ruajtura në një server qendror në Australi, dërgohen më pas tek autoritetet shëndetësore të shteti