Koronavirusi vret 242 njerëz brenda ditës: E mërkura ishte dita më vdekjeprurëse në Kinë

399
Sigal

Rreth 242 vdekje nga koronavirusi u regjistruan në provincën kineze Hubei dje, cilësuar si dita më vdekjeprurëse që nga shpërthimi i virusit, raporton BBC.

Ka pasur gjithashtu një rritje të madhe të numrit të rasteve, me 14.840 njerëz të diagnostikuar me virus.

Para ditës së djeshme numri i njerëzve të diagnostikuar në Hubei – aty ku u shfaq shpërthimi – ishte duke u stabilizuar.

Por rastet e reja dhe vdekjet në provincë e kanë çuar numrin total te vdekjeve mbi 1.350 – me gati 60,000 te infektuar gjithsej.

Ndërkohë, Sekretari i Partisë në Hubei, Jian Chaoliang, u shkarkua dhe u zëvendësua nga Shefi i Partisë në Shangai, Ying Tong, sipas medias shtetërore. Shefi i Partisë së kryeqytetit Wuhan gjithashtu u shkarkua.

BBC raporton se kjo është lëvizja e parë e madhe në radhët e zyrtarëve të partisë në Hubei që nga fillimi i epidemisë. Më herët janë shkarkuar disa zyrtarë të shëndetësisë.