Arrestohet e reja britanike pasi tentoi të vriste dy shqiptarë, nuk dihen motivet e ngjarjes

345
Sigal

Policia e Londrës ka lajmëruar se ka arrestuar një 26-vjeçare britanike, pasi dyshohet se ka plagosur dy të rinj shqiptarë.

Mediat britanike shkruajnë se në pranga ka përfunduar shtetasja nga Britania e Madhe e quajtur Rushelle McLaughlin banuese në Middlesex. Ndaj saj u ngritën akuzat e tentativës së vrasjes dhe posedim i armës së zjarrit, raportojnë mediat në gjuhën angleze.

foto galeri

Dy shqiptarët u goditën me armë brenda makinës së tyre në rrugën Uilmington Gardens, më 4 Qershor 2020. Drejtuesi i automjetit një 24 vjeçar shqiptar mbeti i plagosur rëndë, teksa ndodhet në koma në spital.

Gjithnjë referuar mediave në Britani, i riu nga Shqipëria ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, në koma. Edhe një tjetër shqiptar 20 vjeç është plagosur, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihet motivet e ngjarjes.