Sigal

Në Greqi arrestohet nga prokuroria e Athinës ishministri i Mbrojtjes dhe ishministër i Financave të Greqisë në qeveritë e  PASOK  të Andrea Papandreut dhe të  Simitit Jianis Papantoniu, së bashku me gruan e tij Stavrula Kuraku, të cilët akuzohen për korrupsion, pasi kanë marrë ryshfet në blerjen e disa fregatave ushtarake, kur Papantoniu ishte ministër i Mbrojtjes.

Papantoniu më parë u hetua dhe nuk mundi të justifikojë disa të ardhura që iu kapën në llogari bankare. Jianis Papantoniu është ministri i dytë i Mbrojtjes që arrestohet në Greqi, për korrupsion, në blerjen e armëve, sidomos me Gjermaninë. I pari që u dënua me burg ishte Aqis Xhokaxhopullos, që të dy ministra të Mbrojtjes të qeverive të PASOK.