“Apple” kryeson në tregun botëror të aksesorëve inteligjentë

615
Shitjet e mira të modelit të fundit të orës inteligjente të “Apple” në fund të vitit 2017 e nxorrën gjigantin kalifornian në krye të tregut botëror të aksesorëve elektronikë të ndërlidhur që mbahen me vete, shkruan TechSot.
“Sipërmarrja e drejtuar nga Tim Cook, që nuk publikon të dhëna mbi këtë fushë, ka shitur rreth tetë milionë ‘AppleWatch’ në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, që përbëjnë 21% të shitjeve në përgjithësi, në këtë periudhë, të aksesorëve individualë të ndërlidhur (ora, syze, byzylykë për fitnes, veshje etj)”, vlerëson IDC-ja.
Rivali i tij amerikan, në këtë sektor, “Fitbit”, doli në vend të dytë duke zënë 14,2% të tregut në tremujorin e katërt duke kaluar kinezin “Xiaomi” (13%).
Në të gjithë vitin, Apple ka shitur 17,7 milionë ora të ndërlidhura në botë, ose 15,3% të tregut në këtë sektor, sipas këtij studimi, që theksoi se “Xiaomi” ishte i dyti (13,6%) dhe “Fitbit” (13,3%).
Sigal