Ankara – Ministri i Jashtëm turk paralajmëron “luftën e shenjtë” në Europë

514
Turqia rrit sulmin verbal ndaj Europës duke paralajmëruar kontinentin e vjetër se është në prag të “një lufte fetare”

Kjo deklaratë vjen pas zgjedhjeve të mbajtura në Holandë ku fitues ishte partia e qendrës së djathtë e kryeminsitrit Mark Rutte dhe kjo nuk është pritur mirë nga Turqia.

Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu në Ankara deklaroi: Tani që zgjedhjet kanë mbaruar shikon se nuk ka diferencë mes social demokratëve dhe fashistëve të Wilders ” tha ai shkruan Hurriyet.

“Të gjithë kanë të njëjtin mentalitet. Ku do të shkoni? Ku po e çoni Europën? Po e zvarrisni drejt humnerës. Luftërat e shenjta do të nisin së shpejti në Europë”

“Për shkak se ishin të besimeve të ndryshme ata vranë njëri tjetrin 100 vjet më parë” tha ai pa dhënë më tej hollësira në atë që ishte duke referuar citon Hurriyet.

Holanda ndodhet në një krizë diplomatike me Ankaranë pasi refuzoi ministrat turq të mbajnë fushatën për referendumin presidencial atje
Sigal