Ambasadorja publikon mesazhet: Po kërcënohem nga serbët, por nuk kam frikë

634
Sigal

Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku deklaroi se kishte marrë disa kërcënime nga disa serbë. Në profilin e saj të ‘Facebook’-ut Çitaku pohoi se nuk ndihet e frikësuar nga këto mesazhe.

“… mesazhet e urrejtjes nga fqinjët tanë të veriut. Sigurisht, unë nuk po i publikoj sepse kam frikë, por po i publikoj sepse janë qesharake. Shikoni disa mos tra, shijoje fundjavën”, ka shkruar Çitaku.

Ambasadorja jonë në SHBA qe një kohë të gjatë është duke përfaqësuar Kosovën në Këshillin e Sigurimit.
Në çdo seancë të OKB-së, që ka të bëjë për Kosovën, Çitaku përballet tejet shkëlqyeshëm ndaj ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiç.
mesazhe (1)