Alienët e rrëmbyen avionin MH370?

595
Hetuesit australianë dorëzuan raportin e tyre final për zhdukjen e fluturimit MH370 të Malaysia Airlines, në të cilin shkruhet se pamundësia për t’i thënë familjeve se çfarë i ndodhi të afërmve të tyre ishte një tragjedi dhe thuajse e paimagjinueshme në epokën moderne.
Kanë kaluar 3 vjet e gjysmë qëkur MH370 dhe 239 njerëzit në bordin e tij u zhdukën gjatë fluturimit nga Kuala Lumpuri drejt Pekinit.
Pavarësisht kërkimit më të madh dhe më të kushtueshëm nënujor në histori, vendndodhja e avionit ka mbetur mister. Raporti final i Zyrës australiane për sigurinë e transportit jep shumë detaje për kërkimi, por asnjë provë të re për vendndodhjen e avionit. Në të gjithashtu shkruhet se kërkimet mund të rinisin nëse shfaqen prova të besueshme.
“Është thuajse e paimagjinueshme dhe padyshim e papranueshme që në epokën e aviacionit modern, kur 10 milionë pasagjerë fluturojnë çdo ditë, të zhduket një avion dhe bota të mos e zbulojë dot se çfarë ndodhi me të dhe ata që ishin në bord”, shkruhet në raport.
Pavarësisht teorive të ndryshme, nga ato më logjiket si një defekt i rëndë teknik, e deri tek apo më konspirative si rrëmbimi nga alienët, fati i MH370 është shndërruar në misterin më të madh të botës së aviacionit.
Sigal