Akuzohet për vra.sjen e tre shqiptarëve në Prizren, policia arreston një serb

37
Sigal

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një serb për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘Krimi i luftës kundër popullsisë civile’.

Bëhet fjalë për personin me inicialet M.P me shtetësi të Kosovës dhe të Serbisë.

‘Prokuroria Speciale njofton se ndaj të njëjtit është dorëzuar kallëzim penal me dyshimin se në shtator të vitit 1998, në Lagjen ‘Hoqa Mahall’ në Prizren, ka marr pjesë në vrasjen e tre (3) personave civil të nacionalitetit shqiptar, të cilët nuk ishin të përfshirë në luftë’.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Me urdhër të prokurorit të çështjes, i pandehuri gjendet nën masën e arrestit dhe ndalimit policor, ndërsa do të dërgohet te gjyqtari i procedurës paraprake brenda afatit ligjor.