Aksident në Lushnje, shoferi humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi në kanal

37
Sigal

Një aksident me një të plagosur ka ndodhur pasditen e sotme në Lushnje.

Siç shihet në foto një makinë ‘Fiat Panda’  ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin vaditës përgjatë rrugës.

Drejtuesi i mjetit rreth 55-vjeç është me urgjencë në spitalin e Lushnjës.

Ende nuk dihen të tjera detaje mbi ngjarjen.