Aksidenti tragjik/ Shpëtuan të renë italiane nga mbytja, shqiptarëve u jepet ‘nënshtetësia’

725
Sigal

Pesë emigrantë shqiptarë nga Kosova, tentuan të shpëtonin 5 të rinj italianë të cilët po mbyteshin në një kanal, por mund të shpëtonin vetëm njërin prej tyre.

Të rinjtë italianë kishin përfunduar në kanal pas një aksidenti rrugor, një ngjarje tragjikë që ndodhur në afërsi të qytetit të Jesolo

Për këtë gjest të tyre, kosovarët u vlerësuan me “Nënshtetësinë e nderit italiane”.

Në natën e 14 korrikut 5 emigrantët kosovarë të gjithë me profesionin muratorë, ishin të parët që u gjendën në vendin e akisdentit e pa hezituar u zhytën në ujë për të shpëtuar të rinjtë italianë. Mundën të nxjerrin gjallë vetëm Giorgia Diral, ndërsa 4 të rinjtë e tjerë, të gjithë në moshën 22-23 vjeçare mbetën viktima.-raportojnë mediat Italiane,

Emigrantët kosovarë, nxorrën trupat nga uji e bënë ç’është e mundur t’i japin ndihmën e parë të rinjve të aksidentuar duke lajmëruar dhe mjetet e shpëtimit e ndihmën mjekësore.

Pas gjestit të tyre, pa të cilin Giorgia (një nga të shpëtuarat) sot nuk do të ishte gjallë, kosovarët Laurat Hoti, Florim Bytyci, Burim Kuci, Ilir Lekaj e Lulzim Bytyci  u larguan në heshtje pa pretenduar as falenderime e nderime.

Ishte familja e Giorgias dhe kryetarja e bashkisë së Musile të cilët kontaktuan emigrantët kosovarë e në dakortësi dhe me kryetarët e bashkisë së komunave përreth, vendosën t’i nderojnë për gjestin e tyre heroik me vlerësimin “Nënshtetësia e nderit italiane”, si shembull të një qytetarie model.

Pak ditë më parë u zhvillua ceremonia e varrimit e 4 të rinjve që mbetën viktimë e këtij aksidenti tragjik.