Aksidenti në autostradën Prishtinë-Pejë, plagosen nëntë persona

621
Sigal

Nëntë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident ku u përfshinë katër vetura tek “Kroi i Mbretit”.

Njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Në mesin e veturave të aksidentuara ishte edhe një e tipit “Tauran”, e cila barte persona me aftësi të kufizuara.

Rastin ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Në ora 15:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Koreticë e Epërme). Njësia policore e trafikut nga vendi i ngjarjes njofton se në aksident janë përfshirë katër vetura dhe deri në këtë moment rreth nëntë persona janë lënduar që kanë marrë lëndime si pasojë e aksidentit”, tha Krasniqi.