Aksident tragjik në Greqi, makina humb kontrollin e përmbyset në mes të rrugës, humb jetën i riu shqiptar dhe e shoqja (FOTO)

285
Sigal

Një aksident tragjik është shënuar në Athinë të Greqisë, ku viktimë kanë mbetur një 27-vjeçar nga Saranda dhe e shoqja e tij.

Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës së djeshme, ku mjeti që po lëvizte shqiptari ka humbur kontrollin e si pasojë është përmbysur në vendin e quajtur Leoforo Katexaki në Zografou.

Viktima është identifikuar si Pandeli Llambi Kajo, me origjinë nga Saranda, ndërsa bashkëshortja e tij, e cila gjithashtu ka ndërruar jetë është identifikuar vetëm si një 24-vjeçare, Në operacionin për nxjerrjen e trupave morën pjesë 10 zjarrfikës dhe 4 mjete.

Mësohet, se i riu kishte shkuar në Ilioupoli që të merrte të shoqen për të dalë në Athinë, e në kthim është aksidentuar.

 

 

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri