Aksident tragjik me 26 të vdekur/ Autobusi i pasagjerëve përplaset me kamionin e çimentos

261
Sigal

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Egjipt, ku një autobus është përplasur me një kamion që transportonte çimento dhe si pasojë kanë ndërruar jetë 26 persona, ndërsa janë plagosur 3 të tjerë.

Ambulancat shkuan me shpejtësi në vendngjarje për të transportuar të plagosurit. Prokuroria ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.

Ndërkohë, sipas gazetës Al-Ahram aksidentet fatale rrugore janë të zakonshme në Egjipt, por shton se numri i tyre u ul me rreth 30% në vitin 2019, krahasuar me pesë vitet e mëparshme.