Aksident i rëndë në autostradë, vdes një person, lëndohen katër të tjerë

122
Sigal

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku ka humbur jetën një person ndërsa janë lënduar katër të tjerë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:30 në kilometrin e 56-të autostradës, më saktësisht në drejtimin Vërmicë-Gjurgjicë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Sot, më 19.08.2022, rreth orës 13:30, në autostradë drejtimi Vërmicë-Gjurgjicë (kilometri i 56-të), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident)”.

“Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë pësuar lëndime. Policia dhe ekipe tjera kanë dalë në vend-ngjarje”, ka thënë Krasniqi.