Aksident i rëndë, ndërron jetë 51-vjeçari shqiptar në Greqi, makina përfundon 4 metra në thellësi të kanalit

186
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Greqi.

Makina me të cilën udhëtonte 51-vjeçari shqiptar ka përfunduar në një kanal 4 metra të thellë dhe për pasojë drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë. Policia ende nuk ka zbuluar identitetin e shqiptarit që ndëroi jetë.

Trupi i tij u nxor pas disa orësh nga zjarrfikësit, pasi u bllokua në makinë si pasojë e deformimeve të shumta që pësoi mjeti. Nga të dhënat paraprake mësohet se shkak ka qenë shpejtësia dhe lagështira në rrugë nga reshjet e shiut.